“Kukësi” e “Laçi” njihen me rivalët e mundshëm në Europa Ligë

TIRANË, 23 korrik/ATSH-A. Fortuzi/ – Europa Ligë ka hedhur shortin për turin e dytë kualifikues, short nga i cili “Kukësi” ka mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm në turin e tretë kualifikues të Europa League, nëse eleminohen nga turi i dytë në Champions League ndaj kundërshtarit “Qarabag”.

Pra, “Kukësi” nëse eleminohet nga “Qarabagu” në turin e tretë të Europa League do të sfidojë fituesin e çiftit mes “Torpedo Kutaisit” të Gjeorgjisë dhe “Vikingur” të Ishujve Faraoe.

Vëmendja e “Laçit” është e gjitha te sfida e parë e turit të dytë kualifikues të Europa League ndaj norvegjezëve të “Moldes”. Por sot kurbinasit kanë mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm në raundin tjetër, ku pritet të përplasen me fituesen e çiftit mes skocezëve të “Hibernian” dhe grekëve të “Asteras Tripolis”.

Përballjet e turit të dytë

Ludogorets Razgrad (BUL)/Vidi (HUN) v Zrinjski (BIH)/Valletta (MLT)
Legia Warszawa (POL)/Spartak Trnava (SVK) v F91 Dudelange (LUX)/Drita (KOS)
Sutjeska (MNE)/Alashkert (ARM) v CFR Cluj (ROU) v Malmö (SWE)
Olimpija Ljubljana (SVN) v Crusaders (NIR) v BATE Borisov (BLR)/HJK Helsinki (FIN)
Shkëndija (MKD)/Sheriff (MDA) v FC Santa Coloma (AND)/Valur Reykjavík (ISL)
Cork City (IRL) v Celtic (SCO)/Rosenborg (NOR)
Spartaks Jūrmala (LVA)/La Fiorita (SMR) v Crvena zvezda (SRB)/Sūduva (LTU)
The New Saints (WAL)/Lincoln Red Imps (GIB) v Astana (KAZ)/Midtjylland (DEN)
Dinamo Zagreb (CRO)/Hapoel Beer-Sheva (ISR) v APOEL (CYP)/Flora Tallinn (EST)
Torpedo Kutaisi (GEO)/Víkingur (FRO) v Kukës (ALB)/Qarabağ (AZE). /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.