JAPONI – Rihapen plazhet e shkatërruara nga katastrofa e 2011

TOKIO, 23 korrik /ATSH-AFP/ – Tre plazhe të shkatërruara nga cunami dhe aksidenti bërthamor në mars 2011 kanë pritur turistët e parë këtë fundjavë në Japoni pas disa viteve rindërtim, me shpresën se kjo do të kontribuojë në ndryshimin e imazhit të rajonit.

Gjatë viteve, plazhet e bregdetit verilindor të arkipelagut janë rihapur në mënyrë progresive, pas ndërtimit të digave të mëdha për të mbrojtur banorët nga dallgët.

Por, kjo është hera e parë që brigjet që ndodhen pranë centralit të shkatërruar të Fukushimas të rihapen. Rreth 40 kilometra nga ky vend, plazhi i Haragamaobama, në qytetin e Somas, ka gjetur imazhin e mëparshëm.

“Jam i mrekulluar sepse jeta në Soma ishte pranë detit para shkatërrimit”, theksoi, Hiroyuki Ito, sekretar i përgjithshëm i Zyrës së Turizmit.

“Kontrollet për cilësinë e ujit nuk kanë zbuluar kontaminime radioaktive që prej disa vitesh, por rihapja është vonuar nga ndërtimi i pajisjeve për plazhistët”, theksoi ai.

“Isha mësuar të luaja në këtë plazh në fëmijërinë time”, shton ai./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.