Çudit “Milan”, ende pa prekur topin e parë, Reina drejt largimit

TIRANË, 23 korrik/ATSH-A. Fortuzi/- Pepe Reina, portieri spanjoll i transferuar nga “Napoli” te “Milan”, në mbyllje të kontratës me të kaltrit, duket se te kuqezinjtë do të jetë vetëm për pak javë.

Lajmin e ka dhënë Premium Sport, që ka sqaruar se spanjolli ka kërkesa të shumta dhe veçanërisht nga Anglia, “Chelsea”, ku ish-tekniku i “Napolit”, njohje e vjetër e Reinas, Maurizio Sarri duket se ka individualizuar te Reina një alternativë të rëndësishme për portën, pas largimit të Cortua në drejtim të “Real Madrid”.

Sipas medias italiane mësohet se Sarri ka kërkuar me ngulm shërbimet e Reinas, duke “injoruar” mundësinë Donnaruma. Oferta e parë është diku te 4-5 milionë euro, por sipas Premiun Sport nuk përjashtohet mundësia që kjo shifër të rritej deri 7-8 milionë euro, që për “Milan” do të ishin fitim i pastër, pasi Reina nuk i ka kushtuar asnjë euro kuqezinjve. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.