AXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/7/2018

HAGË (Holandë) – CIJ shprehet për mosmarrëveshjet mes Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arave, akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

AMSTERDAM (Holandë) – Konferenca e 22-të ndërkombëtare mbi sidën për të stimuluar kërkimin.

PARIS (Francë) – Çështja Benalla: Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb dëgjohet nga komisioni i Ligjeve të Asamblesë Kombëtare.

BERLIN (Gjermani) – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas pret homologun e ri britanik, Jeremy Hunt, paraardhësi i të cilit ka dhënë dorëheqjen për shkak të tensioneve politike rreth Brexit.

PARIS (Francë) – Seancë dëgjimore e prefektit të policisë, Michel Delpuech në kuadër të skandalit rreth Alexandre Benalla, një bashkëpunëtor i presidentit, Emmanuel Macron.

BERLIN (Gjermani) – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas pret homologun italian, Enzo Moavero Milanesi, në sfondin e tensioneve mes dy vendeve për çështjen e migrantëve.

MOSTAR (Bosnje-Hercegovinë) – Kryeministri grek, Alexis Tsipras takon homologun boshnjak, Denis Zvizdic. ​

MOSTAR (Bosnnje-Hercegovinë) – Kryeministrat grek, maqedonas, malazez dhe boshnjak nënshkruajnë një deklaratë për paqen në Urën e Vjetër të Mostar.

LOS ANXHELES (SHBA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mban një fjalim mbi Iranin para komunitetit irano-amerikan që ndodhet në Kaliforni.

UASHINGTON (SHBA) – Presidenti amerikan mban një fjalim me rastin e një evenimenti kushtuar “Made in America” në Shtëpinë e Bardhë.

PUERTO VALLARTA (Meksikë) – Samit i Aleancës së Paqësorit.

MANILA(Filipine) – Fjalim para kombit i presidentit filipinas, Rodrigo Duterte./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.