Rritet eksporti i materialeve të ndërtimit dhe metaleve

TIRANË, 22 korrik/ATSH/- Në 6 muajt e parë të vitit 2018, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksporti i grupit ‘materiale ndërtimi dhe metale’ rezulton të ketë rritje vjetore prej rreth 4.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në vlerë absolute, për periudhën janar-qershor (2018) eksportet e grupit ‘materiale ndërtimi dhe metale’, llogariten mbi 27 miliardë lekë, nga 21 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit 2017, me një zgjerim prej 6 miliardë lekësh.
Eksportet me të larta, sipas INSTAT, janë drejt Italisë. Sipas të dhënave, mbi 9.6 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale kanë shkuar drejt vendit fqinj.

Eksportet e metaleve dhe materialeve të ndërtimit drejt Italisë u rritën përgjatë 6 mujorit të 2018-ës me rreth 1.3 miliardë lekë, krahasuar me 6-mujorin e 2017-ës.

Edhe drejt Kosovës janë eksportuar gati 6 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale ose 2 miliardë lekë më tepër se sa në 6-mujorin e 2017-ës./a.gjonaj//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.