SOFT NEWS – Pronari i ofron makinën, pasi eci 30 kilometra… më këmbë!

MAJEMI, 21 korrik /ATSH-AFP/ – Walter Carr nuk do ta kishte humbur për asgjë ditën e parë të punës në një kompani transporti në Alabama.

Ndërkohë që makina e tij ishte prishur, amerikani ishte nisur në mesnatë për një rrugë të gjatë prej 32 kilometrash.

Mbërritur në kohë për të punuar, me ndihmën e policëve të habitur që e gjetën në mëngjes buzë rrugës, Walter Carr ka parë më në fund që vendosmëria e tij të shpërblehet pasi pronari i ka dhënë çelësat e automjetit të tij, një Ford Escape.

Shpërndarë në fundjavë në Facebook nga çifti i pronarëce, tek të cilët Walter Carr po shkonte për punën e parë, historia është bërë virale në rrjetet sociale.

Pa asnjë qindarkë në xhep pasi kishte paguar qiranë, ky ish-vrapues ishte nisur nga shtëpia e tij pak para mesnate për të mbërritur në kohë, në mungesë të transportit të përbashkët apo pamundësisë për t’u marrë një automjet të afërmve të tij.

Gjithçka për të fituar simpatinë e punëdhënësit të tij të ri, Luke Marklin, i cili vendosi t’i ofronte automjetin e tij Walter Carr, i befasuar nga ky gjest./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.