MJEDIS – Shpërbëhen retë për të riparuar Barrierën e Madhe Koralore

Heysen Trail

SIDNEJ, 21 korrik /ATSH-AFP/ – Të qartësohen retë për të reflektuar më mirë diellin apo të mbulohet deti me një filtër mbrojtës janë disa prej pistave që analizohen nga qeveria australiane për të mbrojtur Barrierën e Madhe Koralore, një xhevahir i trashëgimisë së njerëzimit i kërcënuar nga ndryshimi klimatik.

Kjo barrierë gjigante që është sa madhësia e Japonisë apo Italisë ka pësuar në vitin 2016 dhe 2017 dy dëmtime të rënda për shkak të rritjes së temperaturave të ujit.

Specialistët vlerësojnë se një zonë prej 2 300 kilometrash mund të ketë pësuar dëmtime të pandreqshme.

Qeveria australiane premtoi se do të luftonte kundër ndryshimeve klimatike në përgjithësi si dhe do të analizonte masa afatshkurtra për t’i dhënë më shumë mbrojtje bashkësisë më të madhe koralore në botë. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.