VARSHAVË – Presidenti depoziton projektreferendumin për një kushtetutë të re

VARSHAVË, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti konservator, Andrzej Duda depozitoi sot një projektreferendum që parashikon të pyesë polakët nëse dëshirojnë të kenë një ligj të ri të mundshëm themelor për përkatësinë e Polonisë në Bashkimin Europian dhe NATO.

Presidenti paraqiti në Senat projektin e tij me 10 pyetje për një referendum që do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor në kuadër të redaktimit të një ligji të ri themelor për zëvendësimin e atij të 1997, ende në fuqi.

Presidenti synon fillimisht të pyesë polakët nëse janë pro apo kundër një kushtetute të re.

Pyetjet e tjera fokusohen në referencat për rrënjët e krishtera të shtetit, kulturën dhe identitetin e popullit polak, një ndryshim i mundshëm i atributeve të pushteteve të presidentit dhe qeverisë apo kthimit të sistemit njëemëror për zgjedhjet legjislative./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.