Shpërndanin drogë në Tiranë, arrestohen 3 shtetas

TIRANË, 20 Korrik/ATSH-A.Fortuzi/- Policia e Tiranës në kuadër të për ndalimin e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike ka arrestuar tre shtetas, mes tyre dhe një minoren.

Sipas njoftimit të policisë, 3 shtetasit u kapën në flagrancë gjatë kontrolleve të ushtruara, si dhe u sekuestruan në total 63.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve : Perparim Sula, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe M. H., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Riza Cuka”, në sheshpushimin e pallateve, gjatë kontrollit të ushtruar u kapën në flagrancë me 56.8 gramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Hanson Merkohasanaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek “rrethrrotullimi i Saukut”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz Mercedes”, iu gjet e bllokua 6.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.