Kualifikimi i Kukësit në Ligën e Kampionëve, Gjici mbledhje urgjente me skuadrën

TIRANË, 20 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/- Presidenti i Kukësit, Shpëtim Gjici ka mbledhur skuadrën pas kualifikimit në fazën e dytë të Champions League, të arritur këtë mesjave përballë Valletas.

Gjici ka bërë një mbledhje jashtë rendit me të gjithë skuadrën sot në orën 09:00 të mëngjesit, duke kërkuar impenjim maksimal të skuadrës, pasi kualifikimi i arritur ishte tejet i vështirë dhe me fat. Në mbledhje ka qenë i pranishëm dhe stafi drejtues i klubit, duke nisur nga drejtori Nexhipi e duke përfunduar te ndihmës trajneri Rrahman Hallaçi.

Mbledhja ka nisur si gjithmonë me fjalimin e presidentit Gjici, i cili ka shfaqur shumë rezerva për takimin e dytë me Vallettën, por natyrisht dhe për të parin, ku në qendër të bisedës jo me tone normale ka qenë drejtori Nexhipi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.