FUTBOLL – Nënkampioni i botës Caleta Car blerja e parë për Marsejën

MARSEJË, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Mbrojtësi i qendrës, kroati Duje Caleta Car, që ishte zëvendësues gjatë finales së Botërorit 2018, do të luajë me “Olimpikun” e Marsejës duke u bërë kështu blerja e parë këtë verë, njoftoi sot klubi francez.

Lojtari, 21 vjeç, luante që prej vitit 2014 në Austri me ekipin e “Salzburg”-ut.

”Olimpik”-u i Marsejës nuk ka dhënë detaje mbi shumën e këtij transferimi, por media franceze fliste ditët e fundit për një shumë prej 20 milionë eurosh./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.