FOTO/ Reforma në Drejtësi, histori suksesi në Samitin e 5-të të OGP

TIRANE, 20 korrik/ATSH/- Reforma në Drejtësi u vlerësua si një histori suksesi në Samitin e 5-të të nismës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur PQH (Open Partnership Government OGP) që u mbajt në Gjeorgji.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e pranishme në këtë aktivitet, thekson se drejtuesit më të lartë të PQH e konsideruan reformën radikale dhe nënvizuan se Shqipëria mund të shërbejë si lider për garantimin e një sistemi të pavarur dhe të paanshëm.

Në Samit u përgëzua mënyra se si po adresohen çështjet e korrupsionit në Shqipëri, në nivel politikbërës, zbatues por edhe për organet e reja të sistemit të drejtësisë, të cilat pritet të rrisin forcën goditëse, hetimin dhe gjykimin e çështjeve antikorrupsion, veçanërisht të atyre që lidhen me nivelet e larta të politikës dhe administratës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.