BRUKSEL – NATO i kujton Trumpit angazhimin për mbrojtjen kolektive

BRUKSEL, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Një zyrtar i lartë i NATO-s rikujtoi sot angazhimin e SHBA-së për parimin e mbrojtjes së përbashkët në ras agresioni kundër anëtarëve të Aleancës, që Donald Trump e vuri në dyshim në rastin e Malit të Zi.

“Klauzola e mbrojtjes kolektive të NATO-s, neni 5, është e pakushtëzueshme dhe e “betonizuar”. Kjo nënkupton se një sulm kundër njërit prej tyre është një sulm kundër të gjithëve”, nënvizoi zyrtari i lartë i Aleancës.

“Presidenti amerikan Trump theksoi gjatë samitit të Brukselit se SHBA-ja është e angazhuar plotësisht kundrejt NATO-s dhe se aleanca jonë është e fortë”, shtoi zyrtari.

Presidenti amerikan shfaqi dyshime për parimin e mbrojtjes kolektive gjatë një interviste të dhënë për televizionin “Fox News”./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.