BRUKSEL – Europianët, të irrituar, kërkojnë siguri për Brexit

BRUKSEL, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Ministrat europianë kërkuan sot më shumë siguri mbi Brexit duke shfaqur irritim përballë rrezikut për mungesë marrëveshjeje, para një takimi mbi gjendjen e avancimit të negociatave me kryenegociatorin e BE-së, Michel Barnier.

“Mbetem optimist, por është e vështirë të jesh optimist në këto kohë të vështira”, theksoi ministri gjerman i ngarkuar me Çështjet Europiane, Michael Roth duke u shprehur i irrituar përballë zvarritjes së diskutimeve me Londrën.

“Brexit tregon se tërheqja nga Bashkimi Europian nuk zgjidh vetëm një problem, por krijon shumë të tjera edhe më të mëdha”, shtoi Roth.

Londra dhe Brukseli janë të vendosura për arritjen e një marrëveshjeje deri në muajin tetor për organizimin e “divorcit” dhe hedhjes së bazave për marrëdhënien e tyre të ardhshme.

Por, europianët shqetësohen për gjendjen e diskutimeve dhe kundërshtimin e vazhdueshëm të strategjisë së kryeministres britanike, Theresa May./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.