AXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/7/2018

BRUKSEL – Kryenegociatori i Brexit për BE-në, Michel Barnier do të paraqesë para ministrave të Çështjeve Europiane në Bruksel ecurinë e negociatave me Londrën.

BERLIN – Konferencë tradicionale për shtyp e kancelares gjermane pas një viti të shënuar nga vështirësi të thella politike për Angela Merkel.

BELFAST – Theresa May shkon në Irlandën e Veriut për t’u përpjekur që të marrë mbështetje për planin e saj të Brexit.

PARIS – Takim mes presidentit Emmanuel Macron dhe homologut të tij azerbaxhanas, Ilham Aliyev.

MADRID – Kongres i jashtëzakonshëm i Partisë Popullore (PP, konservatorë), që është forca e parë politike në Spanjë, për të përcaktuar një pasues të Mariano Rajoy.

NJU JORK – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo informon Këshillin e Sigurimit në OKB në lidhje me bisedimet me Korenë e Veriut.

JERUZALEM – Kryeministri hungarez, Viktor Orban për vizitë në Izrael.

ABU DHABI – Presidenti kinez mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

BRAZILIA – Fillojnë në Brazil regjistrimet zyrtare të kandidaturave për presidencialet e tetorit 2018. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.