SOFJE – Bullgaria përgënjeshtron transportin e migrantëve me avionë ushtarakë

SOFJE, 19 korrik /ATSH-ANSA/ – Janë lajme të rreme ato që thonë se në Bullgari kanë mbërritur migrantë ilegalë në bordin e avionëve ushtarakë për të shkuar më pas në Europën Perëndimore, deklaroi sot ministri bullgar i Mbrojtjes, Krassimir Karakachanov.

Në gjykimin e tij i këto pohime ishin qesharake, pasi aeroplanët bullgarë dhe ata të vendeve aleate janë gjithmonë nën kontrolle të rrepta.

”Ne do të zhvillojmë një takim qeveritar për t’u përballur me situatën si edhe me masat e marra për të verifikuar se kush janë personat që duan të krijojnë tensione”, theksoi ministri./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.