SARAJEVË – Ballkani Perëndimor kërkon tre miliardë euro financime për kërkimin dhe inovacionin

SARAJEVË, 19 korrik /ATSH-TANJUG/ – Ministrat e Arsimit dhe Shkencës të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP6) kërkuan që të jepen 3% të fondeve nga programi i BE-së “Horizon Europe”, me vlerë 100 miliardë euro, për rajonin, në mënyrë që të reduktohet boshllëku në fushën e inovacionit dhe kërkimit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Ministrat e Arsimit dhe Shkencës së BP6 bënë një propozim në një deklaratë fillestare në kuadër të miratimit të programit për financim të kërkimit dhe inovacionit duke i qëndruar përfundimeve të arritura më 13 qershor në takimin në Bruksel të Grupit të Punës së Ballkanit Perëndimor për Kërkim dhe Zhvillim”, deklaroi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

“Pa prekur kriteret e shkëlqyera në seleksionimin e projekteve në ‘Horizon Europe’ ne kërkojmë investime për kërkimin dhe inovacionin të balancuara gjeografikisht në të gjithë Europën, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor si një rajon përbërës. Për të ndihmuar në mbajtjen e premtimit të ‘Ndarjes së Ekselencës’, në kërkojmë që të jepet 3% e këtij fondi në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.