Rruga e re, zbulon muret e degraduara të Teatrit Kombëtar

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ – Hapja e rrugës së re, në hyrjen e ndërtesës së Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerrë në pah muret në gjendje të degraduar dhe ndërtuar me material lehtësisht të thërrmueshme të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

Pamjet e ndërtesës së degraduar dhe vrimat lehtësisht të dukshme janë publikuar edhe nga Kryeministri, Edi Rama në rrjetet sociale.

Aktualisht një pjesë e artistëve ka filluar të negociojë me bashkinë e Tiranës mbi projektin e ri të Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita kanë deklaruar se do të vijojnë të kërkojnë mbrojtjen e godinën ekzistuese.

Mbi këtë godinë po zhvillohet një debat politik.

e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.