LONDËR – Policia beson se ka identifikuar të dyshuarit e çështjes Skripal

LONDËR, 19 korrik /ATSH-AFP/ – Policia britanike mendon se ka identifikuar të dyshuarit për helmimin me noviçok të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia, njoftoi sot agjencia e lajmeve “Press Association” (PA).

“Hetuesit mendojnë se kanë identifikuar të dyshuarit e sulmit me noviçok nëpërmjet kamerave të mbikëqyrjes, që i kanë krahasur me dosjet e personave të cilët kanë hyrë në vend në atë periudhë”, deklaroi një burim i afërt me çështjen.

“Hetuesit janë të sigurtë se të dyshuarit janë rusë”, shtoi ajo.

Helmimi i ish-agjentit të dyfishtë rus dhe vajzës së tij, i ndodhur në mars në Salisbury nëpërmjet noviçokut, një substancë e fuqishme helmuese, iu atribua nga Londra Moskës, që hodhi poshtë çdo përfshirje.

Kjo çështje shkaktoi një krizë të rëndë diplomatike mes Kremlinit dhe perëndimorëve dhe një valë dëbimesh të diplomatëve./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.