AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/7/2018

PEKIN – Presidenti kinez Xi Jinping zhvillon vizita shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe, Senegal, Ruanda dhe në Afrikën e Jugut, ku do të marrë pjesë në samitin e BRICS (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut).

MOSKË – Presidenti Vladimir Putin mban një fjalim para 163 ambasadorëve rusë me rastin e mbledhjes së tyre një herë në dy vite në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

MADRID – Vizitë në Madrid e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

PARIS – Ministrja franceze e Ushtrive, Florence Parly zhvillon një turne prej dy ditësh në vendet e Sahelit.

UASHINGTON – Fillojnë dëgjimet në departamentin e Tregtisë në kuadër të analizave për të vendosur taksa doganore në sektorin automobilistik.

JERUZALEM – Kryeministri hungarez, Viktor Orban për vizitë në Izrael.

LOZANË – Klubi i futbollit AC Milan kundërshton para TAS-it përjashtimin e tij nga Europa League nga ana e UEFA-s. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.