Takimi me Vuçiç në Bruksel, Thaçi: Më i vështiri i 6 vjetëve të fundit

TPresidenti Hashim Thaçi foli para mediave pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi ka përsëritur disa herë se ky ishte takimi i tij më i vështiri  prej se kur ia kanë filluar negociatat me Serbinë.

“Ka qenë më i shkurti dhe më i vështiri prej takimeve që kemi realizuar gjashtë vitet e fundit”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka treguar se në takimin e sotëm Vuçiç shprehu qëndrimin se Kosova akoma shihet si pjesë e Serbisë. “Serbia ende beson se Kosova është pjesë e tyre. Mashtrohen, gabohen shumë”, tha Thaçi.

“Javët dhe muajve të ardhshëm pres që të jetë edhe më vështirë, por do të vazhdojnë negociatat”, tha presidenti i Kosovës, ndërsa bëri të ditur se Kosova pret njohje formale nga Serbia në fund të dialogut, dhe anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.