Rekomandimi pozitiv për Liberalizimin e vizave është një moment historik

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka mirëpritur rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, që u publikua sot nga Komisioni Europian.

“Njoftimi i sotëm nga Komisioni Europian për rekomandimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një moment i rëndësishëm historik, i cili e bën Bashkimin Europian të prekshëm për qytetarët e Kosovës. Ky hap drejt liberalizimit të vizave është një test për lidershipin e BE-së në rajon dhe një angazhim për të ardhmen europiane të Kosovës”, – ka thënë Pacolli.

Siç njofton MPJ, Pacolli ka përgëzuar edhe institucionet vendore për punën, angazhimin dhe përkushtimin institucional në përmbushjen e të gjitha kritereve të vëna nga ana e Bashkimit Europian. /KosovaPress//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.