Kantieri i Rrugës së Arbrit, Rama: Përshëndetje të posaçme meraklinjve

360

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155965415926523/

TIRANE, 18 korrik/ATSH/- “Rruga e Arbrit” që njihet si rruga e Karvanëve ose pjesë e rrugës  së vjetër Egnatia, e që ka lidhur historikisht Tiranën me Dibrën, sot është pjesë e korridorit të 8 dhe kualifikohet si një projekt me rëndësi të veçantë për infrastrukturën rrugore të vendit.

Punimet për këtë vepër madhore të nisur që prej 17 qershorit, vazhdojnë me intenistet.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në facebook me pamje nga kantieri i Rrugës së Arbrit.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbërit, ku puna po ecën për bukuri si edhe duke u çuar një përshëndetje të posaçme, meraklinjve të projekteve 3D😉 që thonë këto nuk bëhen kurrë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky aks rrugor kalon në Qarkun e Tiranës- në njësinë Administrative të Zall – Bastarit, dhe nëpërmjet tunelit të Murrizit, rruga kalon në territorin e Bashkisë Klos e konkretisht në fshatrat Drezës, Xibër, Shkallë, Fshati Fshat. Pas daljes nga tuneli i Qafë Buallit rruga kalon në Bashkinë e në afërsi të urës së Cerenecit, rruga kalon në gjurmë të re , në të djathtë të fshatit Shupenzë.

Ndërtimi i Rrugës së Arbrit me një gjatësi rreth 74 km, do të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme rrugën ekzistuese që përdoret sot nga Tirana për në Dibër me gjatësi 180 km, duke ndikuar në zhvillimin e zonave  Kjo rrugë do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm i Lindje-Perëndimit.

Kjo rrugë lidh rajonet lindore dhe verilindore të Shqipërisë duke përmirësuar transportin e banorëve që jetojnë në zonat në të cilën kalon rruga, si dhe siguron transportin e burimeve natyrore nëntokësore siç është kromi nga Bulqiza për në portin e Durrësit, i cili më pas eksportohet.

Gjithashtu ky aks rrugor do te jetë rruga më e shkurtër që lidh Tiranën me Dibrën, si dhe me veriun e Maqedonisë, Dibrën e Madhe, Tetovën dhe Shkupin, pra do të jetë rrugë lidhëse ndërkombëtare. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.