“e-Albania”, biznesi një numër dokumentesh në çdo kohë e pa kosto

TIRANË, 18 korrik/ATSH/- Qytetarët dhe bizneset nuk do të duhet të paraqiten më pranë zyrave të administratës publike për të dorëzuar një sërë dokumentesh.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së derregullimit, si një nga nismat më të rëndësishme të qeverisë shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike informoi tatimpaguesit se janë 13 dokumente për qytetarët dhe 9 për biznesin që tashmë do të merren vetëm përmes platformës elektronike “e-Albania”, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto printimi.

Dokumentet që nuk duhet të dorëzohen më në zyrat e administratës publike, janë:

Nga qytetarët:

– certifikatë familjare
– certifikatë personale
– certifikatë nga akti i martesës
– certifikatë nga akti i vdekjes
– certifikatë nga akti i lindjes
– karta e shëndetit
– vërtetim për lejen e drejtimit të automjetit
– autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
– vërtetim si punëkërkues i papunë
– vërtetim pensioni
– vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi
– vërtetim për pagesën e kontributeve për individin
– konfirmim i gjendjes aktive të mjetit

Nga biznesi:

– vërtetim për pagesën e kontributeve nga subjekti
– vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
– vërtetim për pagesë detyrimesh
– vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
– vërtetim për përgjegjësitë tatimore
– ekstrakt i thjeshtë
– ekstrakt historik
– vërtetim për regjistrimin e investitorit
– certifikatë regjistrimi

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.