114 vende të lira pune, zhvillohet testimi për infermierë

TIRANË, 18 korrik/ATSH/ – Kandidatët që aplikuan për t’u punësuar si infermierë përmes portalit dedikuar tyre, zhvilluan sot testimin për 114 vende të lira pune në institucionet shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se për çdo vend të ri pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike në vend, zgjidhet ai që grumbullon më shumë pikë.

“Kush është më i përgatitur e fiton me zotësi vendin e punës. Kandidatët që aplikuan në platformën “infermierepershqiperine.al”, u testuan sot në konkursin për 114 vende të lira pune në institucionet shëndetësore. Për çdo vend të ri pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore publike në vend, kush ka më shumë pikë, zgjedh i pari”, – thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë. /z.t//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.