Zidane në rolin e këshilltarit te “Juventusi”?

TIRANË, 17 korrik/ATSH / Ish-trajneri i “Realit të Madridit”, Zinedine Zidane raportohet se do të bashkohet me stafin e “Juventusit” si këshilltar i drejtorit sportiv të “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici. Zidane do të fillojë punën në rolin e tij të ri në Torino këtë tetor, ku do të bashkohet me ish-lojtarin e tij Cristiano Ronaldo.

Sipas “Libertad Digital”, francezi do të kthehet te “Juventus” pas 17 vjetësh, pasi u largua nga Italia për t’u bashkuar me “Los Blancos” në 2001. Zidane luajti për “Juven” për pesë vjet dhe fitoi dy trofe të Serie A, një superkupë të Italisë, një superkupë të UEFA-s, Kupën Interkontinentale dhe Kupën Intertoto. /marca//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.