Vetingu, kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhevahir Zaganjori “skanohet”të premten

TIRANË, 17 korrik, /ATSH/ Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, do t’i nënshtrohet gjatë kësaj jave procesit të Vetingut, duke kaluar në skaner në lidhje me tre kriteret e përcaktuara nga ligji, pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Trupi gjykues në seancën e Vetingut për kreun e Gjykatës së Lartë, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përbëhet nga Olsi Komici, Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

Gjyqtari Zaganjori është caktuar të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit këtë të premte të 20 korrikut. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.