TEHERAN – Irani po “përgatitet” në rast dështimi të negociatave për marrëveshjen bërthamore

TEHERAN, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Teherani po bëhet gati për të çuar aktivitetet e tij për pasurimin e uraniumit në një nivel më të lartë, nëse negociatat me europianët për shpëtimin e marrëveshjes për bërthamoren iraniane dështojnë, u shpreh sot një zyrtar i lartë iranian.

“Ne po marrim masat për të përgatitur terrenin, në fund të fundit, për një rritje të nivelit tonë të pasurimit të uraniumit nëse është e nevojshme dhe nëse negociatat me europianët dështojnë”, – deklaroi Behrouz Kamalvandi, zëdhënës dhe zëvendëspresident i Organizatës iraniane të Energjisë Atomike (OIEA) gjatë një konference shtypi në Teheran.

Kamalvandi theksoi gjithashtu se ne do të vijojmë të zbatojmë dhe përmbushim detyrimet tona që rrjedhin nga marrëveshja për bërthamoren, por njëkohësisht do të marrim në konsideratë të gjitha skenaret e mundshme dhe po përgatitemi ndërkohë.

Deri më tani nuk kemi dalë jashtë kuadrit të marrëveshjes bërthamore.

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.