SHBA – Trump: Irani i trazuar pas tërheqjes amerikane nga marrëveshja bërthamore

UASHINGTON,17 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi se Irani ishte i trazuar që prej tërheqjes amerikane nga marrëveshja për programin bërthamor iranian dhe se SHBA-ja mbështet manifestuesit.

“Ata kanë trazira në të gjitha qytetet e tyre, inflacioni është galopant”, theksoi presidenti amerikan në një intervistë për “Fox News”.

”Dhe ky regjim nuk dëshiron që njerëzit të dinë se ne jemi pas tyre 100%. Ata kanë zhvilluar manifestime në mbarë vendin (…). Dhe ka pasur beteja që prej përfundimit të kësaj marrëveshjeje. Atëherë ne do të shohim”, theksoi Trump, i cili u shpreh pas samitit me homologun rus, Vladimir Putin në Helsinki.

Donald Trump njoftoi në mas tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja për programin bërthamor iranian, të arritur në vitin 2015.

Europianët, Rusia dhe Kina, nënshkruese të këtij teksti, janë të vendosura të shpëtojnë këtë kompromis historik duke limituar programin iranian në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Në fillim të korrikut ata i dhanë të drejtën Teherani të eksportonte naftë dhe të mbetej një aktor në tregtinë ndërkombëtare.

Rikthimi i njoftuar i sanksioneve amerikane ka shkaktuar largimin e grupeve të mëdha të huaja të vendosura në Iran në 2016 pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Rikthimi i sanksioneve ka shkaktuar në dobësimin e monedhës kombëtare, rialit iranian, që ka humbur rreth 50% të vlerës në nëntë muaj përballë dollarit në tregun valutor./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.