Fluksi i turistëve rrëzon euron në tregun e këmbimit valutor

TIRANË, 17 korrik /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor, fillimi i javës që përkon me mesin e muajit korrik dhe me një dinamikë të fluksit të turistëve në vendin tone, ka shënuar forcimin e pozitave të lekut në këmbim me euron.

Sipas kursit të BSH-së, euro është zhvlerësuar me 0.1 lekë krahasuar me nivelin e javës së kaluar. Një euro këmbehet sot për 125.88 lekë, megjthatë sipas ekspertëve, nuk shmanget mundësia e rikthimit në vlerat e javës së kaluar gjatë ditëve në vijim.

Luhatjet kanë qenë pak më të thella për dollarin amerikan dhe paundin britanik, që janë zhvlerësuar përkatësisht me 0.27 lekë dhe 0.43 lekë.

Në rritje u regjistrua sot franga zvicerane, e cila ka fituar 0.36 lekë ndaj monedhës vendase dhe gjendet në kuotën e 107.97 lekëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, edhe dollari australian ra me 0.32 lekë, ndërsa dollari kanadez me -0. 09 lekë.

Ekspertët shprehen se, fluksi i lartë i turistëve do të vazhdojë të ndikojë në forcimin e monedhës vendase Lek, megjithëse ndërhyrjet e Bankës Qendrore në tregun valutor kanë zbutur ndjeshëm rënin e lirë të monedhës europiane.

 

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.30 -0.27
Euro EUR 125.88 -0.01
Poundi Britanik GBP 142.24 -0.43
Franga Zvicerane CHF 107.97 +0.36
Jeni Japonez (100) JPY 95.50 -0.19
Dollari Australian AUD 79.66 -0.32
Dollari Kanadez CAD 81.76 -0.09
Korona Suedeze SEK 12.22 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 13.27 -0.02
Korona Daneze DKK 16.89 0.00
SDR SDR 151.05 +0.24
Ari(OZ 1) XAU 133346.00 -481.84
Argjend(OZ 1) XAG 1696.41 -4.27
Juani Kinez (onshore) CNY 16.06 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 16.01 -0.07

 

Lira Turke TRY 22.18 -0.04

e.xh/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.