Eurokomisioneri Hahn viziton sot Tiranën

TIRANË, 17 Korrik /ATSH-Gj.Mima/ – Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn viziton sot Tiranën.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, me anë të një postimi në Facebook.

“Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn sot në Tiranë. Vizita pas vendimit të Këshillit për Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të zyrtarizuar punën përgatitore për çeljen e negociatave”, shkruan ministri Bushati.

Hahn do të zhvillojë takim me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama.

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.