BM – Fushata zyrtare proBrexit ka shkelur Kodin Zgjedhor

135

LONDËR, 17 korrik /ATSH-AFP/ – Fushata zyrtare në favor të votës për Brexit, “Vote Leave”, u gjobit për shkelje të ligjit elektoral, njoftoi sot Komisioni Elektoral, që ia ka referuar policisë. Komisioni Elektoral zhvilloi një hetim të thellë mbi “shpenzimet dhe fushatën e zhvilluar nga Vote Leave dhe BeLeave”. “Gjatë referendumit mbi qëndrimin ose jo në BE, në korrik 2016 u gjetën prova se këto dy grupime punonin me një plan të përbashkët, por që nuk e kishin deklaruar dhe nuk kishin respektuar limitet ligjore të shpenzimeve”, tha Komisioni Elektoral. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.