Bashkia e Kukësit nis ndërhyrjet në rrugët rurale

401

TIRANE, 17 korrik /ATSH/ -Bashkia Kukës ka nisur punën për mirëmbajtjen e rrugëve rurale në të gjithë territorin e saj.

Kjo ndërhyrje nisi në të njëjtën kohë në njësitë Administrative Shishtavec e Kalis, për të vijuar në të gjitha njësitë e tjera administrative të Bashkisë Kukës.

Prej dy ditësh është punuar në rrugën Bushtricë-Kalis dhe Ura e Shtrezes-Kollovoz. Sipas një programi të detajuar pune ndërhyrje do të ketë në kanalet anësore të rrugëve, tunbina e mbushje me çakull në ato pjesë që është e nevojshme.

Puna do të vijojë gjatë gjithë sezonit të verës për shkak të kushteve favorizuese të motit dhe përgatitjen e rrugëve për periudhën e reshjeve në vjeshtë e dimër.

Me këtë rast, Bashkia Kukës falënderon banorët e Kalisit dhe Kollovozit për angazhimin vullnetar gjatë këtij procesi, duke ftuar edhe banorët e fshatrave të tjerë ku do të realizohen ndërhyrje për angazhime të tilla qytetare dhe bashkëpunime të frytshme./e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.