​Haradinaj kërkon shtimin e pikave të kontrollit kufitar në Merdare dhe te “Dheu i Bardhë”

TIRANË, 17 korrik/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, përshpejtimin e procedurave në vendkalimet Merdare dhe te “Dheu i Bardhë”, për lehtësimin e procedurave dhe eleminimin e pritjeve të paarsyeshme të bashkatdhetarëve në kufi.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdare dhe te “Dheu i Bardhë” të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi”, – ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke ju uruar mirëseardhje dhe pushime të këndshme në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. /KosovaPress//m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.