ROMË – Cristiano Ronaldo mbërrin në Torino, pritet nga mijëra tifozë

263

ROMË, 16 korrik /ATSH-DPA/ – Cristiano Ronaldo u takua me qindra tifozë të “Juventusit” të hënën, pasi arriti në qendrën mjekësore të klubit të Serisë A për kontrolle mjekësore të detyrueshme, si pjesë e transferimit të tij nga “Real Madridi”.

Tifozët kishin pritur që nga mëngjesi herët për të parë heroin e tyre të ri dhe këndonin “sillni titullin e Ligës së Kampionëve’’, ndërsa Ronaldo iu përgjigj me autografe.

Ronaldo, 33 vjeç, arriti në Torino të dielën me të dashurën e tij, Georgina Rodriguez dhe të tjerë, ndonëse Juventusi heshti rreth detajeve për të parandaluar një pritje masive.

Ai do të prezantohet zyrtarisht me tifozët dhe mediet në orën 18:30 pas blerjes prej vlerës 112 milionë euro (131 milionë dollarë) nga kampionët europianë të “Realit”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.