PEKIN – Nis samiti BE-Kinë, priten zhvillime në disa fusha

PEKIN, 16 korrik /ATSH-DPA/ –  Kina dhe BE i japin dritën jeshile sot në Pekin samitit të 20-të në mes të një tensioni tregtar të nisur nga SHBA dhe presidenti amerikan, Donald Trump, pak orë pas akuzës së tij se ”Bashkimi Evropian është armik”.

Kryeministri Li Keqiang do të presë presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk si dhe presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker për bisedime nga të cilat priten zhvillimet në lidhje me trajtimin e të drejtave të njeriut dhe investimeve, që janë në diskutim prej disa vitesh.

Takimi do të pasojë me një komunikatë për shtyp për angazhimin e palëve në sistemin e tregtisë shumëpalëshe, bashkuar me propozimin për të krijuar një grup të punë që përmbledh rregullat e OBT-së.

Sipas burimeve diplomatike europiane, megjithëse ka pasur polemika me presidentin Trump, BE-ja do të bëjë zgjedhjen e saj duke bërë një mur të përbashkët me Kinën kundër SHBA-së./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.