PARIS – Franca do të presë 50 nga 450 migrantët e zbarkuar në Itali

PARIS, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Franca do të mirëpresë, në frymën e solidaritetit europian 50 nga 450 emigrantët që u zbarkuan të hënën në Itali pasi u shpëtuan nga anijet italiane, njoftoi Elizeja.

Katër shtete Spanja, Portugalia, Gjermania dhe Malta u angazhuan gjithashtu të presin 50 persona, të cilët ishin në gjendje kritike nga ana shëndetësore për shkak të qëndrimit në paraburgim në Libi dhe udhëtimit që i mori jetën katër shtetasve somalezë.

Ashtu si partnerët e saj, Franca pranoi në formë të kushtëzuar akomodimin e migrantëve të zbarkuar në Itali, në zbatim të rregullave ndërkombëtare dhe në kuadër të zgjidhjes në frymën e bashkëpunimit europian./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.