Një përzierje barnash që zgjat jetën?

TIRANË, 16 korrik/ATSH-ANSA/ Shkencëtarët nga e gjithë bota vazhdojnë kërkimet dhe eksperimentet te gjallesat, kryesisht minjtë, për të zbuluar mënyra për të përmirësuar dhe zgjatur jetën e njerëzve. Në këtë kuadër një përzierje e barnave mjekësore ka arritur të zgjasë jetën e minjve më të vjetër, duke i bërë ata të jetojnë më gjatë dhe me një shëndet të mirë. Barnat, njëri antitumor dhe një tjetër antioksidant, i përkasin familjes së barnave senolite, të cilat synojnë qelizat më të vjetra: ata kanë fshirë qelizat e plakura nga indet e kafshëve, duke rigjeneruar tërë organizmin. Rezultati i eksperimentit i takon grupit të klinikës “Mayo” të udhëhequr nga James Kirkland dhe është botuar në revistën “Nature Medicine”.

Qelizat e reja janë qeliza të cilat nuk arrijnë më që të ndahen si më parë, por nuk vdesin dhe bëjnë që minjtë e vegjël të rriten më shpejt. “Këto qeliza shkaktojnë probleme shëndetësore tek minjtë e rinj dhe zvogëlojnë mbijetesën. Barnat senolitike që i vrasin ato, mund të përmirësojnë shëndetin dhe të zgjasin jetën e shumë kafshëve më të vjetra”, thotë Kirkland.

Përzierja e barnave të testuara në studimin në fjalë përbëhet nga dasatinibi, i cili stimulon vdekjen e qelizave kancerogjene dhe quercetina, një antioksidant që gjendet te mollët dhe ushqime të tjera. Barnat senolitike punojnë duke u lejuar qelizave të menjëhershme të vetëshkatërrohen, në vend që të dëmtojnë qelizat e shëndetshme që kanë afër si dhe pjesën tjetër të organizmit.

Në eksperiment, studiuesit transplantuan në minj të vegjël dhe në moshë mesatare, një sasi të vogël qelizash të ndjeshme, të mjaftueshme për t’i bërë ata më të brishtë dhe për të zvogëluar mbijetesën e tyre. Barnat senolitike ishin të nevojshme për minjtë e moshuar ose të shëndoshë, gjë që tregon se obeziteti i përkeqëson efektet e plakjes. Te minjtë e plakur në mënyrë natyrale, përdorimi i barnave senolitike ka përmirësuar funksionet fizike të tyre. Ata mund të konkurrojnë më mirë në një punë rutinë dhe të mbajnë një presion më të fortë, duke rritur nivelin e aktivitetit ditor. Jeta e tyre është zgjatur me 36%, pa kaluar sëmundje ose paaftësi para fundit të jetës.

Por, përpara se të mund të përdoren tek njerëzit, këto barna do të duhet të kalojnë e të testohen në prova klinike, që të tregojnë për sigurinë dhe efektivitetin e tyre. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.