HELSINKI – Trump: Shpresoj për një marrëdhënie të jashtëzakonshme me Putinin

HELSINKI, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump shprehu sot dëshirën e tij për të arritur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në fillim të samitit të tyre historik në Helsinki.

“Mendoj se do të kemi në fund një marrëdhënie të jashtëzakonshme (…) Të mirëkuptohemi me Rusinë është një gjë e mirë, jo e keqe”, deklaroi ai, i ulur në krahë të kreut të Kremlinit

Donald Trump dhe Vladimir putin mbërritën sot në Helsinki për një samit shumë të pritur ndërkohë që janë rritur mosmarrëveshjet mes dy krerëve të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.