HELSINKI – Trump: NATO-ja nuk ka qenë kurrë kaq e fortë

HELSINKI, 16 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot, pak orë para takimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin se NATO-ja nuk kishte qenë kurrë kaq e fortë.

“NATO-ja nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar (…) Me shumë mundësi NATO-ja nuk ka qenë kurrë kaq e fortë sa është sot”, deklaroi Trump gjatë një takimi me presidentin finlandez, Sauli Niinisto.

“Ishte pak e vështirë në fillim, por në fund fitoi dashuria”, shtoi ai, duke foluar për samitin e Aleancës në Bruksel.

Ky samit u zhvillua në një klimë veçanërisht të tensionuar për shkak të deklaratave shumë agresive të presidentit amerikan kundrejt aleatëve të akuzuar se nuk paguajnë sa duhet./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.