HELSINKI – Trump: Marrëdhënia jonë me Rusinë nuk ka qenë kurrë më keq

HELSINKI, 16 korrik /ATSH-DPA/ –  Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump kanë mbërritur në rezidencën e presidentit finlandez në Helsinki për një mëngjes pune me presidentin finlandez, Sauli Niinisto.

Trump do të zhvillojë sot bisedime kokë më kokë me presidentin rus, Vladimir Putin, në kryeqytetin finlandez.

Trump tha se marrëdhëniet dypalëshe mes vendit të tij dhe  Rusisë “kurrë nuk kanë qenë më keq”, vetëm tri orë përpara një takimi shumë të parashikuar me presidentin rus Vladimir Putin.

“Marrëdhënia jonë me Rusinë nuk ka qenë kurrë më keq në sajë të shumë viteve të marrëzisë dhe budallallëkut amerikan, tani ajo ekzagjerohet prej gjuetisë së shtrigave’’, shkruajti Trump në Twitter në lidhje me një hetim të posaçëm të Këshillit amerikan për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.