RRIPI I GAZËS – Hamasi: Kemi arritur një armëpushim me Izraelin

GAZA, 15 korrik /ATSH-AFP/ – Një armëpushim u arrit për t’i dhënë fund sulmeve izraelite në Rripin e Gazës dhe lëshimit të raketave në territorin izraelit nga enklava palestineze, theksoi zëdhënësi i Hamasit.

“Një ndërmjetësim i Egjiptit ka mundësuar arritjen e një armëpushimit”, theksoi një zëdhënës i Hamasit, Fawzi Barhoum në një komunikatë.

Izraeli konfirmoi se kishte kryer sulmet ajrore më të mëdha në Rripin e Gazës që prej luftës shkatërruese në verë të vitit 2014 në enklavën palestineze.

Këto sulme ndodhën pas përplasjeve në kufi mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, pas një përballjeje me lëvizjen islamike të Hamasit, që ka hedhur raketa dhepredha ndërkohë që Izraeli kryente sulme ajrore./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.