Investime për transformimin e spitaleve të Fierit dhe Vlorës

336

TIRANË, 15 korrik/ATSH/- Rreth 163 mijë pacientë janë përfitues të drejtpërdrejtë të investimit që ka transformuar spitalin rajonal të Fierit.

Për këtë spital janë parashikuar investime edhe për përmirësimin e urgjencës së kardiologjisë dhe njësisë së kimioterapisë.

Me një investim prej 600 mijë eurosh është transformuar edhe spitali rajonal i Vlorës. Spitalit i është shtuar edhe shërbimi i hemodializës dhe pajisje moderne të sterilizimit.

Investimi ka prekur edhe maternitetin si dhe spitalin e fëmijëve pediatrinë.

Ndërsa shumë shpejt do të nisë rehabilitimi i urgjencës, reanimacionit qendror si dhe rindërtimi i poliklinikës së Vlorës.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.