DesignBoom: Një teatër i ri historik në Shqipëri

TIRANË, 15 korrik /ATSH/- Sheshi i madh trekëndor i teatrit, me përmasa të mëdha për parada nacionaliste, u bë  pjesë e rindërtimit, kur në vitin 2009 , studioja arkitekturore,  “BOLLES + WILSON” fitoi garën ndërkombëtare të planifikimit për projektin e qendrës historike të Korçës, në Shqipëri, shkruan revista dixhitale prestigjose për arkitekturën dhe kulturën e dizajnit “DesignBoom”.

Aksi kryesor i planit të zbatimit që pothuajse është implementuar plotësisht, është Bulevardi “Shën Gjergji”, një qendër krejt e re për qytetin, një shëtitore për këmbësorët që të çon në sheshin e teatrit.

Aktualisht,  e ankoruar si kambanorja “Red Bar in the Sky”, e krijuar nga “BOLLES+WILSON” në 2014, vë në qendër të vëmendjes sheshin e teatrit, fazën përmbyllëse të masterplanit “B + W 2009”.

Kambanorja funksionon si një kullë vëzhgimi për korçarët, që ndodhet në fund të bulevardit qendror për këmbësorët, nga ku mund të shijojnë pamjen e këndëshme të qytetit të tyre historik.

Punimi tjetër i studios arkitekturore gjermane “BOLLES + WILSON”, ishte vetë teatri, që i dha një fytyrë krejt të re (ose shumë fytyra të reja).

Kapaciteti i vendeve u rrit me krijimin e një auditori me dy nivele.

Metoda e projektimit  së bashku me të gjitha projektet shqiptare të “BOLLES + WILSON”, ka përfshirë idetë e hedhura në skicë të Peter Wilson  dhe të interpretuara nga një zyrë lokale e projektimit, në këtë rast studio DEA.

Një metodologji që sjell shumë keqinterpretime në fazën e aplikimit, siç ishte rasti kur kontraktuesit u dukën shumë të menduar dhe të pashpresë ndërsa shikonin në një libër “renditjen e objekteve shqiptare me vlerë”, ku nuk pasqyrohej asnjë detaj, një problem që u zgjidh përmes një skice nga Peter Wilson, këtë herë, me raport madhësie 1:1, me detaje të vendosura në mur.

Maskat e komedive dhe tragjedive i përkasin ikonografisë së teatrit, të cilat u janë bashkuar 140 maskave më të vogla, audienca është punuar me dorë në ngjyrë kafe në të kuqe të errët , nga poçari i vendit, Vasillaq Kolevica.

Maska ​​e personalizuara rreth 80 cm secila,  zë sipërfaqen e një këmbë katror në rrjetin koordinativ të fasadës “Art Deco”( një stil arti dhe zbukurimi që përdor forma të thjeshta në vitet 1920 dhe 1930 në Europë dhe Amerikë).

Maska e zezë tragjike është e lakuar nga jashtë, ndërsa maska komike e bardhë është e lakuar nga brenda,  parimet e ndërtimit të tyre sërish,  janë skicuar me dorë.

Maska komike ndodhet në një shtesë anësore,  që tani strehon një shkallë të madhe të brendshme, një shtresë kubike e punuar në basalt të zi (një lloj shkëmbi jeshil në të zi).

Perimetri i maskës karakterizohet nga një profil prej çeliku inoks, brenda të cilit është vendosur një allçi e bardhë.

Silueta e zymtë e zezë e maskës tragjike është ndërtuar nga blloqe izoluese të polistirenit.

Në kënde janë skicuar modele me raport madhësie 1:1 që janë punuar me një thikë buke e nevojshme për të përcjellë idenë tek ndërtuesit.

Sërish, sipërfaqja këtu është vënë në allçi për të ngjasuar me një maskë gjigante japoneze “jo-teatrale”. //a.i/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.