Transformimi i Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike

224

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D (meqë në këtë faqe ka disa që e kanë merak këtë punën e 3D😂) në realitetin në transformim të Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike, e që njëkohësisht do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Levan-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹

Posted by Edi Rama on E premte, 13 Korrik 2018

TIRANE, 14 korrik/ATSH/- Sot nisin punimet për ndërtimin e Bypassit të Tepelenës, i cili lidh segmentin Levan-Tepelenë me segmentin Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në facebook, detaje nga ky projekt i cili pritet të transformojë Tepelenën, nga një kthesë  e braktisur në një zonë turistike.

MIRËMËNGJES , dhe me këtë projekt që sot nis zbatimin nga 3D (meqë në këtë faqe ka disa që e kanë merak këtë punën e 3D😂) në realitetin në transformim të Tepelenës nga një kthesë e braktisur në një zonë turistike, e që njëkohësisht do të zgjidhë përfundimisht një nyje të mbetur rrugëve të aksit kombëtar Levan-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, ju uroj një fundjavë të qetë “, shkruan Rama.

Gjatësia e segmentit do të jetë 2.3 km me dy korsi nga 3.7 m dhe me një vlerë investimi prej 2.87 miliard lekë.

Projekti parashikon mbrojtje lumore poshtë kalasë, mbjellje me pemë në skarpatet përgjatë rrugës, përmirësim i aksit mbi aksin ekzistues, përmirësim i nyjes në hyrje të qytetit të Tepelenës dhe lehtësim në qarkullim.

Gjithashtu, do të realizohet një rrethrrotullim në sheshin Ali Pasha, zgjerim i rrugës dhe realizim i trotuareve për këmbësorët që duan të vizitojnë kalanë, pastrim dhe rehabilitim i mureve të Kalasë, ndriçim i rrugës, mbrojtje e skarpateve dhe gjelbërim i  gjithë zonës

Falë këtij investimi parashikohet edhe përmirësim i nyjes në hyrje të qytetit të Tepelenës dhe lehtësim i qarkullimit sikurse edhe projektim i urës me pilota me gjatësi 530 ml. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.