SHBA – 12 gjentë rusë të akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016

179

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-AFP/ – Tre ditë para samitit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, prokurori special i ngarkuar me hetimin për një ndërhyrje të Kremlinit në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 shpalli fajtorë 12 agjentë të shërbimeve sekrete ruse për piratim të komjuterave të partisë demokrate.

Hetimi i prokurorit, Robert Mueller, i cili interesohet gjithashtu për dyshimet në lidhje me bashkëpunimin mes Moskës dhe ekipit të Donald Trump, ka goditur që prej më shumë se një viti presidentin amerikan.

Ky i fundit ka përgënjeshtruar çdo përfshirje dhe ka dënuar një gjueti shtrigash të ndërmarrë nga një FBI e blerë nga demokratët, ndërkohë që Moska ka hedhur poshtë çdo ndërhyrje në zgjedhje.

Demokratët kanë kërkuar menjëherë anulimin e takimit mes Trump dhe Putin, por Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zhvillimin e takimit./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.