Franca tashmë ndjehet kampione, gati fanella e re

TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Në Francë nuk duan të gjenden të papërgatitur në rast të fitores së Botërorit. Përkundër supersticiozëve, NIKE (furnizuesi me uniforma të “Bluve”) tashmë ka përgatitur fanellën me dy yje, që simbolizojnë numrin e Kupave të Botës të fituara nga “gjelat”. Sipas faqes “Footy Headlines”,  e cila është e specializuar në zbulimin dhe publikimin e uniformave të futbollit, në fakt ka publikuar foton e asaj që do të jetë fanella e re e kombëtares franceze, në rast të suksesit kundër Kroacisë të dielën në Kampionatin Botëror në Rusi.

Sipas “Footy Headlines”, së paku 20000 bluza do të ishin gati të hidheshin në treg një ditë pas përfundimit të Botërorit në Moskë. Në këtë mënyrë, tifozët francezë do të kishin mjaft kohë për të “pajisur veten” në rastin e një parade triumfale të trajnerit Didier Deschamps dhe të ekipit kampion botëror në “Champs Elysees” në Paris. Sipas thashethemeve, NIKE ka filluar prodhimin ditët e fundit të fanellës së re me dy yje në Tajlandë. /tgcom//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.