Vizita dhe syze falas për të moshuarit në Shkodër

TIRANE, 13 korrik /ATSH/ -Pas Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë dhe Kavajë, nisma e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vizita të specializuara dhe syze falas vijoi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër.

Në shtëpinë e të moshuarve u kryen vizitat e specializuara okulistike dhe syze falas për 35 të moshuar.

Shërbimi i plotë okulistik falas, i cili ofrohet për herë të parë në institucionet rezidenciale publike për të moshuarit do të vijojë gjatë muajit korrik në të gjitha Shtëpitë e të Moshuarve në vend. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.