Thaçi: Të larguarit nga FSK-ja, janë larguar edhe nga Ushtria

250

TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar largimin e pjesëtarëve të komunitetit serb nga radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka deklaruar se asnjë organizim anti-ushtri i Kosovës, i motivuar me axhendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenojë të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin e Kosovës dhe multietnicitetin e kësaj force.

Sipas tij, ata që janë larguar nga FSK-ja, automatikisht largohen edhe nga ushtria e Kosovës.

Ai këto komente i ka bërë në fshatin Kravaricë të Gjilanit, me rastin e vizitës në kompaninë “MOEA”.

“Pavarësisht nga pengesat, është mirë që Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë marrë vendim të qartë. Ata që largohen nga FSK-ja, ata automatikisht largohen nga ushtria e Kosovës. Këtu nuk ka hajgare për t’u larguar e për t’u rikthyer… Asnjë organizim anti-ushtri të Kosovës, i motivuar me agjendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenojë të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin ushtirisë dhe multietnicitetin e kësaj force”, tha presidenti.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi thotë se synimi është i qartë; njohja e Kosovës si shtet i pavarur.

Sipas tij, vëmendja e shteteve është e përqendruar në Kosovë, dhe për këtë ai ka ftuar që të ketë unitet politik në vend, në mënyrë që të mos humbas Kosova për shkak të tekeve personale dhe trikave elektoral. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.