SHBA – Uashingtoni: Takimi Trump-Putin do të zhvillohet

140

UASHINGTON, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë konfirmoi sot se takimi mes Donald Trump dhe vladimir Putin do të zhvillohet sikurse parashikohej pavarësisht thirrjeve të bëra për ta anuluar pas dënimit të disa agjentëve rusë në një hetim mbi ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Do të zhvillohet”, njoftoi Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan, e pyetur në lidhje me këtë samit shumë të pritur që do të mbahet të hënën në Helsinki mes presidentit amerikan dhe homologut të tij rus.

Shumë deputetë, mes të cilëve edhe veterani demokrat Chuck Schumer, kishin bërë thirrje për të anuluar këtë takim. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.